Një automjet është shkrumbuar mbrëmjen e djeshme në Ksamil.
Mësohet se shtetësia me iniciale A.B e punësuar në një hotel i ka vënë flakën automjetit tip ‘Seat’ , pas një konflikti për motive të dobëta me pronarin.
Njoftimi i policisë:
Sot, rreth orës 09:20, në Ksamil, në garazhin e një hoteli, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasja A. B. (e punësuar në këtë hotel), i ka vënë zjarrin një automjeti të markës “Seat”, në pronësi të shtetasit K. Xh. (pronari i hotelit), banues në Sarandë.