Miss Serbia, Valentina Petroviç është tërhequr nga konkursi i bukurisë “Mis Intercontinental”. Ky vendim erdhi pas kritikave të shumta që mori nga mediat serbe, për foton ku shihej duke bërë simbolin e shqiponjës.
Fotoja e publikuar në rrjetet sociale nga Frontina Gashi, përfaqësuesja e Shqipërisë në konkurs, shkaktoi zhurmë të madhe mediatike në Serbi.
Petrovic shkroi në Instagram se ajo “nuk kishte qëllime të këqija” dhe se bërja e fotografisë ishte “pamaturi e momentit dhe spontanitet budalla”.
“Shteti ynë është simboli i vetëm që mbaj në zemër. Unë thjesht nuk mendoja kur ndodhi ky akt. Më vjen shumë, shumë keq, ndaj përveç një ndjese të thellë, mora vendimin t’u kërkoja leje organizatorëve për t’u larguar nga konkursi dhe kështu të çlirohem nga presioni aktual që po mbaj”, thuhet në reagimin e Missit.
/Priza.al/