Ekipi i presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, mbrojti të enjten vendimin për të marrë një fluturim 19-minutësh me aeroplan privat, duke thënë se një opsion më efikas nuk ishte i disponueshëm.
Mediat gjermane kanë kritikuar ashpër presidenten e Komisionit Europian Ursula von der Leyen e cila mori avion privat për të përshkuar një distancë pre 50 kilometrash, pasi kishte bërë thirrje në samitin e Klimës për shpëtimin e planetit.
Ajo fluturoi midis Vjenës dhe Bratislavës në qershor, si pjesë e një turneu në kryeqytetet e BE-së për të diskutuar fondin stimulues të pandemisë së rimëkëmbjes së bllokut.
Zëdhënësi i saj, Eric Mamer, tha të enjten se fluturimi Vjenë-Bratislavë prej 50 kilometrash ishte pjesë e një udhëtimi dy-ditor të planifikuar mirë që përfshinte fluturime në pesë vende anëtare të BE-së. Zyrtarja e lartë e BE-së nuk mund të kishte udhëtuar me makinë pasi i duhej të vazhdonte në Letoni për një takim në mbrëmje në Riga, tha Mamer.
Udhëtimi, i raportuar fillimisht nga gazeta britanike Daily Telegraph, është një distancë prej më pak se 100 kilometra dhe zgjat rreth një orë me makinë.
Sekretari i Përgjithshëm i Shoqatës së Tatimpaguesve Evropianë Michael Jaeger i tha gazetës gjermane Bild se fluturimi ishte një “mëkat ekologjik” që i kushtoi “shumë para taksapaguesve, shumë kohë për dhe nga aeroporti dhe mbi të gjitha, shumë besueshmëri”.
Sipas gazetës gjermane”, presidentja e Komisionit Europian po flet vazhdimisht për mbrojtjen e klimës, por duket se nuk e merr shumë seriozisht këtë çështje. Ajo shkruan presidentja e KE preferoi të merrte me qira një avion privat në vend që të përdorte një tren.
“Ursula von der Leyen nuk zgjodhi mjetin më miqësor ndaj mjedisit të transportit, por avionin”, shkruan media gjermane.
Komisioni i Von der Leyen e ka bërë ndryshimin e klimës një fokus kyç, me politikat kryesore për tranzicionin e bllokut në një ekonomi neto zero të promovuara këtë javë në samitin e klimës COP26 të OKB-së në Skoci.
/Burimi: Bild/ Përshtati: Priza.al/