Një grua është bërë virale në TikTok pasi ndau me ndjekësit rezultatin qesharak të vetullave të saj. Sarah Donnelly shkoi te estetistja për të rregullar vetullat e saj por mbeti e zhgënjyer nga rezultati ndërsa shumë komentues nxituan t’i shkruanin se dukej si Mr Bean.
“U përpoqa të vazhdoj me trendet që po ndjekin të rinjtë, kështu që bëra laminim të vetullave. Nuk mund të pushoj së qeshuri. Dukem qesharake ”, shprehet ajo. Në fakt, shumë e krahasuan atë me Mr. Bean, duke thënë se duken si vetullat si e Rowan Atkinson në rolin që mishëroi me sukses.
Megjithatë, disa përdorues i thanë asaj se pavarësisht shakasë, ajo nuk duhet të shqetësohet apo mërzitet pasi përfundimi nuk është zbuluar ende. “Për pak ditë do të duken epike … Laminimi kërkon kohë. Besojini procesit,” tha një person, ndërsa një tjetër shtoi se ngjyra do të zbehet për disa ditë.
Bëri vetullat e saj por përfundoi duke u dukur si Mr. Bean
Leave a comment