Kreu i PD Sali Berisha, zhvilloi një takim pasditen e sotme me të rinjtë e FRPD, ku tha se 7 korriku, do të shënojë fillimin e rrugës së PD drejtë fitores.
Gjithashtu ai tha se të rinjtë do të japin kontributin e tyre dhe se ata do ta bëjnë Shqipërinë.
“Sa herë të heshtim aq herë këto veprime do të legjitimohen. Në dorë e keni ju, e ka rinia shqiptare. Të rinjtë e Forumit Rinor, të dalin në krye të kësaj lëvizje dhe kam besim se 7 korriku shënon një fillim të ri, të madh që do të çojë PD drejt fitores së sigurte të autokracisë elektorale. Në të gjitha Bordet kombëtare të rinjtë do të kenë zërin e tyre dhe do japin kontributin e tyre. Ne besojmë se rinia shqiptare do ta bëjë Shqipërinë”, tha Berisha.