Kryetari i PD, Sali Berisha ka sulmuar sërish Luzlim Bashën.
Gjatë një komunikimi pyetje-përgjigjeme qytetarët në Facebook, Berisha tha se pasi Rama bleu votat në zgjedhjet e 25 prillit, Basha nuk thirri protesta mbarë popullore, por u ble nga Edi Rama. Ai theksoi se në këtë mënyrë Basha futi PD-n në një spirale shkatërrimtare, nga e cila u desh shumë kohë për të dalë.
“Edi Rama ka blerë, ka përdorur shtetin për të rrëmbyer votat. Revolta popullore ndaj një regjimi që s’ka legjitimitet është rruga për ta gjunjëzuar. Gabimi më i pafalshëm i PD është bërë me datë 27 prill 2021, kur pas atyre zgjedhjeve masivisht të dhunuara, kreu i partisë nuk thirri për protestat mbarëpopullore dhe rrëzimin e Ramës, por futi, pasi ishte marrë peng nga Rama, futi PD në një spirale shkatërrimtare nga i cili u desh shumë kohë për të dalë”, tha Berisha.