Berisha akuza ndaj Aurela Bashës, reagon PD: Gënjeshtar ordiner! Do mbahet mend si dhunues…

PD ka dalë sërish në një deklaratë për media ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha pas akuzave që ka hedhur për gruan e Lulzim Bashës, Aurela Basha. Pak ditë më parë Berisha u shpreh se Lulzim Basha është aksioner në një kompani bastesh me bazë në Qipro dhe e ka vendosur në emër të gruas.

Në deklaratën e tyre, ata e cilësojnë ish-kryeministrin shqiptar si gënjeshtar dhe e shkuara e partisë. Ata nënvizojnë se Berisha do të mbahet mend si ai që dhunoi PD dhe si një person i shpallur nongrata për korrupsion.

Deklarata e PD:

I deklaruar non grata për korrupsion bashkë me familjen e tij, dhe i braktisur nga demokratët pas dhunës së 8 janarit, Sali Berisha po sillet vërdallë nëpër Shqipëri duke thënë çdo ditë gënjeshtra të reja për Lulzim Bashën dhe familjen e tij. Për të dytën herë Sali Berisha, ky gënjeshtar ordiner, shpifi për bashkëshorten e kryetarit të PD.

Ky është një mashtrim i ri nga njeriu që për hallin e tij dhunoi edhe shtëpinë e demokratëve dhe ishte gati të derdhe gjakun e tyre. Ky që për hallin e tij ka qenë gjithmonë gati ti vërë zjarrin Shqipërisë. Por ai është vetëm një e shkuar e keqe për PD-në dhe gjithë shqiptarët, dhe emri i tij do mbahet mend si një nongrata për korrupsion.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *