Berisha akuza ndaj gjyqtares Irena Gjoka: E pacipë, fshihesh pas krimit!

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaron se hetimet e SPAK për çështjen Partizani kanë nisur me urdhër të Edi Ramës. Berisha në bashkëbisedim me qytetarët tha se dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi po mbahet në burg për motive politike dhe se në shkeljet tek Partizani janë bërë nga Rama, në kundërshtim me ligjin e urbanistikës.

“Pas gjitha këtyre, Edi Rama kaloi në akte të mirëfillta politike diktatoriale. Ai urdhëroi larot e tij që funksionojnë në SKAP dhe drejtësi si një organizatë kriminale, të privojnë kryetarin e PD nga liria e lëvizjes jashtë shtetit. Të burgosin anëtarin e Këshillit Kombëtar dhe kryetarin e Departamentit të Mjedisit, Jamarbër Malltezi, vetëm për motive politike. Pas 3 vitesh hetim, nuk është gjetur asnjë shkelje ligjore. Asnjë shkelje ligji, procedure në trajtimin e kompleksit Partizani nga Sali Berisha apo administrata e tij. Po, ka një shkelje, duhet të jem i sinqertë me ju. Dhe kjo shkelje mban firmën e Edi Ramës. Është Edi Rama që në kundërshtim me ligjin e urbanistikës, në një kohë kur klubi Partizani nuk i ishte kthyer pronarëve, por ishte pronë shtetërore, vendos me firmën e tij për t’i ndërruar destinacionin nga terren sportiv, në zonë ndërtimi”, tha Berisha.

 

Berisha po ashtu theksoi se gjyqtarja që po heton çështjen, Irena Gjoka është shkarkuar nga vetë ai për korrupsion.

 

“Një gjykatëse, pa dinjitet, pa cipë, që fshihet pas krimit të saj. Unë jam sot këtu para jush, ju më keni dëgjuar me ditë të tëra që t’i kërkoj të bëjë publike a ka qenë apo jo e ndëshkuar nga Sali Berisha në vitin 1996. Është fshehur pas krimit që ka kryer. Është fshehur pas shkeljes flagrante të ligjit të konfliktit të interesit, si një mercenare e Edi Ramës. Atëherë, meqenëse ajo është fshehur, unë po u jap ju, e kam ruajtur për ju, e kam ruajtur për ju këtë shkresë. Kjo shkresë është përgjigjia që Ministria e Drejtësisë u jep avoketërve, që pranon se Irena Gjoka, gjykatësja Irena Maneku ka masë disiplinore. Shikoni sa qesharake, thonë nuk e dimë nëse është Gjoka kjo Maneku apo tjetër, në një kohë kur kjo është gjykatësja që fshihet pas krimit, sepse ka kryer krim duke shkelur ligjin e konfliktit të interesit. Ja ku është shkresa. Dokumente të tjera do i faktojnë se kjo Maneku është Gjoka dhe Gjoka është Maneku, meqenëse ajo kryen krimin e shëmtuar dhe i fsheh ministrit të Drejtësisë faktin se ajo është i njëjti person. Është shkarkuar nga Sali Berisha për shkelje të rënda dhe korrupsion”, shtoi Berisha.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *