Berisha akuza Ramës për Portin e Durrësit: Po ndërton Dubain e tij dhe po mjeron shqiptarët

Kreu i PD-së Sali Berisha ka lëshuar akuza ndaj kryeministrit Edi Rama, ku tha se me Portin e Durrësit, po ndërton Dubain e tij dhe mjerimin e shqiptarëve.

Po ashtu kryedemokrati shtoi se tashmë Rama po ç’bën edhe gjeografikisht.

“Në distancë me traspotin me kosto të ukër, tanbi në do të blejnmë mallra pasi kështu e do Edi Rama. Të gjithë  mallrat do të merren nga Portet e vendeve fqinjëve.

Ai merr 200 hektarë tokë, me 1 euro. Dhe çmimin e apartamenteve e vendos shumë të shtrenjtë.

Rama në Durrës, ndërton Dubain e tij dhe mjerimin e shqiptarëve.

S’ka ndërmend, të ndërtojë të ndërtojë porte po i mbylli, pra ky po çbën Shqipërinë gjeografikisht dhe çnjerëzisht. Ky po na vjedh hapur. Ai  çdo ditë i nxinë imazhin Shqipërisë, ai na bëri neve njerëz të varkave. Pse na bëri njerëz te varkave, sepse na vjedh. Ne duhet të jemi aty se Rama nuk njeh normë dhe standard”, tha Berisha.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *