Kreu i PD, Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po përpiqet të mashtrojë shqiptarët, duke raportuar se “Eagle Hill” do ndërtojë “Manhatanin e Zagrebit”.
Me anë të një postimi në rrjete sociale, Berisha shkruan se Rama e bën këtë për të justifikuar megaaferën e vjedhjes së miliarda eurove me Dubain e tij në Portin e Durrësit. Më tej ai shton se qytetarët e Zagrebit kanë hedhur në kosh të plehrave projektin e Manhatanit të ‘Eagle Hill’.
“Qytetarët e Zagrebit hedhin në kosh të plehrave projektin e Manhatanit të Eagle Hill! Nderim mbrojtësve të Zagrebit!
Turp Edi Ramës që mashtron shqiptarët duke shkruajtur se Egle Hill do ndërtoj Manhatanin e Zagrebit për të justifikuar megaaferën e vjedhjes së miliarda eurove me Dubain e tij në Portin e Durrësit”, shkruan Berisha.