Berisha akuza të ashpra Ramës: Nuk do të kursejmë asgjë, jetën e japim dhe votën s’e falim

Kreu i PD Sali Berisha është shprehur se Partia Demokratike nuk do të lejojë askënd të cënojë demokracinë. Berisha nuk i ndali akuzat as ndaj kryeministrit Edi Rama për të cilin tha se ka krijuar sistemin e patronazhistëve për të vrarë votën

“Sot jemi më të fuqishëm se çfarë ishim në 1990. Sot misioni bazë është të rikthejë votën e lirë për qytetarët shqiptarë. Motoja do të jetë, jetën e japim votën nuk e falim”, tha Berisha.

Gjatë fjalës së tij në 32-vjetorin e themelimit të PD-së, Berisha tha se gjatë këtyre viteve në opozitë, PD e drejtuar nga Basha ka tradhtuar interesat e qytetarëve dhe ka bashkëpunuar me kryeministrin Edi Rama.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *