Kryedemokrati Sali Berisha ka bërë një deklaratë të fortë në lidhje me ndërtimin e Portit të Durrësit, ku lakoi emrin e ish-kreut të PD-së Lulzim Basha.
Berisha e konsideroi si “megaaferën’ më të madhe të korrupsionit ndërtimin e Portit të Durrësit.
“Mega afera e Portit të Durrësit është më e madhja në Europë. Ky është akti korruptiv që ka për arkitekt kryeministrin Edi Rama dhe ish-kreun e Opozitës. Kjo që po them nuk është politikë.
Ju kujtohet dorëheqja e kompanisë Basha? I cili tha se dha dorëheqje, por në të vërtetë nuk e kishte dhënë. Pas një muaji doli që ai ishte menaxher i kompanisë BASHA dhe asaj tjetër EMAR.
Ky përmban një akt shekspirian, në kuptimin e përfshirjes së kreut të opozitës në një aferë mafioze korruptive”, tha Berisha.