Berisha akuza të forta ndaj Spiropalit: Burri jot i jep tenderat vëllait tënd

Ish-kryeministri Sali Berisha në fjalën e tij në Kuvend ka hedhur akuza të forta ndaj Elisa Spiropalit duke i thënë se bashkëshorti i saj i jep tendera vëllait të saj dhe se kjo është një vjedhje e madhe.

“Ndrikull Spiropali është tituli i një postimi, pas çdo fjale ka një vjedhje. Ndrikull 5 milionëshja është favoze me bashkëshortin e saj, Salarjonin, e cila ia jepte tenderat vëllait të saj që të shtoheshin milionat.

Zonja që u pasurua aq shumë në dogana saqë kudo ta prekësh para nxjerr, burrin e çoi nga ujësjellësi në tenderat e KESH. Edhe aty përsëri Salarjoni, pra në qoftë se ka një burrë dhe një grua që kanë lumturuar njeri tjetrin me para publike janë Spiropali- Toto.

Yt shoq i jep tenderin vëllait tënd. Nuk ka vjedhje më të madhe ditën për diell si kjo. Do të ta them edhe tenderin”, tha Berisha.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *