Berisha akuzon Ramën se i shkatërroi opozitën: Më 14 maj largojmë monizmin

Ish-kryeministri Sali Berisha është ndalur sërish në akuza kundrejt kryeministrit Edi Rama, për të cilin thotë se ka bërë çdo përpjekje për të asgjësuar opozitën shqiptare.

Ndalur tek çështja e ish-zyrtarit të FBI-së Charles McGonigal, Berisha thotë se ai është paguar nga Rama për të shkatërruar Partinë Demokratike. Nga Mati, në përvjetorin e themelimit të kësaj dege, Berisha thotë se shqiptarët do ta ndëshkojnë Edi Ramën për këtë akt të rëndë që ka bërë.

“Edi Rama pasardhës i babait që firmosi varjen në litar të poetit Havzi Nela, pasardhës i një xhelati, ka vendos dhe mendon të finalizojë veprën e tyre kriminale. Asgjësimin e opozitës shqiptare. Rama, sot kryeministri më i korruptuar i planetit ka përdorur të gjitha mjetet për të marrë peng opozitën. Ka përdor diplomatë të korruptuar, një mostër siç është Soros për asgjësimin e PD-së, por sot jemi më të fortë se kurrë. PD do mbetet besnike e përjetshme e tyre.

Rama armik i lirisë së shqiptarëve, ja ka dalë që me taksat tuaja të rekrutojë në kundërshtim me ligjet e vendit dhe të SHBA, një nga personat më të rëndësishme të fushës së sigurisë. Ky është akt që dua ta ndëshkoj dhe do ta ndëshkojnë shqiptarët. Shqiptarët s’mund të pranojnë një krye që angazhon eksponentë të shitur të agjencisë më të fuqishme të globit për shkatërrimin e opozitës. S’mund të pranojnë t’i dorëzojnë fatet e tyre një vasali që për karrigen e tij nuk kursen asgjë kundër shqiptarëve”,- shprehet Berisha.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *