Ish-lideri historik i PD, Sali Berisha tha se vendimi që pretendon Alibeaj për t’u përjashtuar nga grupi parlamentar në të mirë të PD-së është “nul”. Sipas tij të krahasosh humbësin më fituesin është një gabim i madh që nuk mund të pranohet.
“Është ‘nul envoid’ dhe nuk ekziston. Ky është qëllimi në të gjithë. Është të krahasosh fituesin me humbësin, është një gabim i madh”, tha Berisha.
Ndërkohë që i pyetur për rregullimet që po bëhen në parti, se kush po i financon, ai u shpreh se nuk ishte në dijeni, por do bënte transparencë.
“Nuk kam dijeni per rregullimet ne PD, por do bëjmë transparencë sapo të jetë e mundur. Nuk e di se si eshte gjendja e arkës ne këtë parti”.
Ndërkaq shtoi se PD duhet të bashkohet edhe në diversitetin e saj, kjo e bën më demokratike./Priza.al