Këtë të enjte do të mbahet seanca e radhës për GJKKO ku do të shqyrtohet kërkesa e Sali Berishës për të marrë pjesë në Kuvend.
Avokatët e ish-kryeministrit do të marrën pjesë në gjyq, ku do të jepet vendimi nëse ankimimi i Berishës do të miratohet, ose do të rrëzohet sërish.
Kjo pasi SPAK kërkoi masë shtrënguese ndaj Berishës, i cili nuk iu përgjigj vendimit të prokurorisë, për detyrim paraqitje, ku më pas GJKKO caktoi arrest shtëpie. Berisha ndodhet nën hetim nga SPAK për çështjen Partizani, ku akuzohet për korrupsion.