Berisha ankimon ne Kolegjin Zgjedhor vendimin e KAS.
Partia Demokratike e Shqipërisë, përfaqësuar nga Sali Berisha ka paditur KQZ-në kundër vendimit nr.27 të KAS në KQZ ku kërkon detyrimin e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve të ç’regjistrojë subjektin “Partia Demokratike” e regjistruar me nënkryetarin Enkelejd Alibeaj në cilësinë e kryetarit të komanduar.
Gjithashtu kërkon regjistrimin e Partisë Demokratike të Shqipërisë të përfaqësuar nga Sali Berisha si subjekt zgjedhor në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023 dhe rregullimin e pasojave duke detyruar Komisionerin Shteëror të Zgjedhjeve të përfshijë PD-në e Berishës në Koalicionin e regjistruar në KQZ.