Berisha: Arben Ahmetaj tronditi PS, u tregoi shqiptarëve se kreu i vjedhjes së shekullit është Rama!

Kryetari i PD, Sali Berisha është shprehur se në intervistë Arben Ahmetaj tronditi thellë ata socialistë. Berisha shprehet kreu i vjedhjes së shekullit është Edi Rama, se pronar i djegësit të Tiranës është Erion Veliaj dhe Edi Rama.

Në intervistë mbrëmë ish-zëvendësi i Edi Ramës, tronditi anë e kënd PS-në, tronditi thellë ata socialistë të cilët për bindjet e tyre e kanë patur të vështirë të besojnë denoncimet e PD-së, të besojnë denoncimet e Sali Berishës se, kreu i vjedhjes së shekullit është Edi Rama, se pronar i djegësit të Tiranës është Erion Veliaj dhe Edi Rama. Se mbrojtjes të vjedhjes së shekullit janë Dumanër e kompani. Por, mbrëmë patën rastin të dëgjojnë nga goja e një socialisti i cili ç’është e vërteta ka qenë objekt sulmesh të merituara dhe të pandërprera nga Sali Berisha në të gjithë karrierën e tij politike, Arben Ahmetaj. Por Arben Ahmetaj mbrëmë nuk ju tha të vërtetën ju dhe as demokratëve, se ju e keni dëgjuar dhe besuar, por ju tha të vërtetën socialistëve të cilëve ju drejtua se afera e djegësave është një aferë llahtarisht, është një aferë e mafias më të rrezikshme të Shqipërisë. Se kjo vjedhje e shekullit kurrë nuk mund të ndodhte pa angazhimin direkt, personal, pa firmat fap, fap, fap,  e paf, paf, paf, të kryehajdutit të kombit, Edi Rama.

Sepse është Edi Rama që në 2014 përmbysi strategjinë e trajtimit të mbetjeve me landfille të hartuar me paratë e BE-së dhe e zëvendësoi në mënyrë të kundraligjshme me strategjinë e djegësave. Është personalisht Edi Rama përgjegjës direkt, që imponoi me Agaçin me Metanin kalimin nga strategjia e landfill në strategjinë e djegësave. Është personalisht  Edi Rama dhe askush tjetër nuk mundej që të përfshinte në buxhetin afatmesëm, buxhetimin me 200 mln euro të tre djegësave që mjaftonin për të djegur mbeturinat e gjithë Ballkanit. Është Edi Rama me Agaçin dhe Metanin ata të cilët mblodhën brenda 24 orësh, 17 firma të të gjitha ministrive që nuk ka ndodhur kurrë në historinë e shtetit shqiptar. Është Edi Rama me Agaçin dhe Metanin e tij të cilët firmosën për procedurën me negociata të mbyllura, ndërkohë që ajo ishte në kundërshtim flagrant me çdo ligj të vendit”, tha Berisha.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *