Në komunikim me ndjekësit në rrjetin social ‘Facebook’ kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha është pyetur edhe për ‘qasjen’ e opozitës ndaj ish-ministrit të Financave, Arben Ahmetaj. Këtë të fundit ai e quajti “Arben Tigri”.
“Për Arben Tigrin, Sali Berisha dhe opozita ka folur më shumë se për çdokënd tjetër. Por Arben Tigri është nën mbrojtjen e plotë të SKAP-it dhe Edi Ramës. Sali Berisha dhe opozita nuk do kursejë asnjë njeri në këtë përpjekje” – u shpeh kreu i PD-së.
Ai e quajti regjim mafioz qeverisjen e kryeministrit aktual Edi Rama, teksa u shpreh se mbështetja e tij më e madhe është ambasadorja e SHBA Yuri Kim.