Pas mos arritjes së një marrëveshje mes grupeve në PD, kryedemokrati Sali Berisha ka ashpërsuar tonet ndaj grupimit të Alibeajt, ku tha se qëndrimi është kundër demokracisë dhe se veprimi i tij i fundit është akt talebanesk dhe terrorist ndaj Partisë Demokratike.
“Të marrësh flamurin e një partie ti mban qëndrimin më talebanesk terrorist ndaj kësaj partie. Ata që mendojnë të konfiskojnë flamurin e PD i kanë shpallur luftë PD-së.”, tha Berisha.