Kreu i PD, Sali Berisha është duke zhvilluar një bashkëbisedim online me diasporën.
Berisha tha se vendi nuk ka mbyllur kufijtë, si dhe ftoi të gjithë shqiptarët t’i bashkohen protestës së 7 korrikut.
“Përcaktuese janë idealet tona që na bashkojnë, shqetësimet tona të përbashkëta për zhvillimet në vendin tonë. Këtë takim e kam pritur me shumë interes, për të dëgjuar zërin tuaj. Duhet t’i japim një përgjigje kësaj situate kritike në të cilën ndodhet vendi. Emigracioni dhe diaspora janë të përjashtuar. Shqipëria nuk mbyll kufij, por nuk ka vendosur bashkëpunimin për zhvillimin e saj dhe përparimin e shqiptarëve”, tha Berisha.