Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha po mban sot një bashkëbisedim me qytetarët live në ‘Facebook’.
Gjatë fjalës së tij Berisha iu përgjigj pyetjeve të ndjekësve të tij, ku ndër të tjera u ndal edhe tek protesta e cila pritet të zhvillohet më 12 nëntor. Protestë kjo e cila pritet të jetë një kthesë e madhe sipas Kryetari i Partisë Demokratike.
“Ndodhemi në një proces ku çdo njeri prej nesh duhet të marrë përgjegjësi të bëjë çdo gjë për një ftesë të rëndësishme të kësaj shoqërie dhe këtij vendi. PD është pikërisht e përqendruar në këtë kthesë në realizimin e kësaj kthesen të madhe. ndaj zgjodha të flasë me ju për axhendën tonë, që konsiston në protestën e fuqishme të orës 16:00 të datës 12 nëntor në të cilën pjesëmarrja juaj, e mbarë qytetarëve shqiptarë, e të rinjve, të moshuarve, është një kusht me rëndësi për triumf.”, tha Berisha.