Berisha: BE t’i thotë ‘ndal’ Ramës për amnistinë fiskale

Kreu i PD, Sali Berisha ka zhvilluar një deklaratë për mediat në lidhje me negociatat në BE.

Berisha tha se qeveritë anëtare të BE-së të kundërshtojnë kundër ligjit për amnistinë fiskale. Sipas tij ky ligj lidh kryeministrin Rama me organizatat kriminale.

“Jam këtu për të paraqitur deklaratën e PD, në lidhje me negociatat në BE. Shpreh mirënjohje për komisionin Evropian për miqësinë me Shqipërinë. Unë siguroj Bashkimin Evropian se PD në opozitë do mbështesë dhe nesër në pushtet se do marrë çdo akt për avancimin e procesit. Jam këtu për t’i kërkuar Ramës që mos të guxojë që të provokojë partnerët tanë dhe të heqë dorë nga amnistia fiskale, pasi dhe vendet anëtare të BE e kundërshtojnë.

Edi Rama duhet të kuptojë se problemi më i madh që kemi është kriminaliteti. Unë i bëj thirrje qeverive anëtare që të insistojnë kundër këtij ligji, që lidh Ramën me organizatat kriminale. Shpreh edhe njëherë mirënjohje ndaj Bashkimit Evropian”, tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *