Berisha bën deklaratën e ‘fortë’: Alibeaj fsheh vëllanë kriminel, plaçkiti me armë në Evropë

Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një deklartë të ‘fortë’, ku ka akuzuar Enkelejd Alibeajn se përveçse bashkëpunon me Ramën, ai fsheh edhe vëllanë e tij kriminel. Berisha nuk nguroi të shigjetojë edhe ish liderin e selisë blu, Luzim Bashën, ndërsa bëri thirrje për ndryshim.

Enkelejd Alibeaj ka fshehur të vëllanë e tij kriminel, i arrestuar për pengmarrje me armë, edhe sot e kësaj dite nuk tregon se ku ndodhet, s’e di askush. Për këto rekorde kriminale ai mund të mos ishte zgjedhur kurrë deputet, gruaja e tij nuk do të ishte dot në gjykatë. Kjo nuk është shpikje këto janë të gjitha të bazuara në dokumente. Ky është një akt shumë i rëndë. Alibeaj kur ka një problem të tillë, ose e bën publike dhe e dënon e del mënjanë….por jo të mbahet peng. Nuk ndodh kjo, ke dëgjuar ti që i kanë përjashtuar nga Vettingu vetëm me një nip apo stërnip të akuzuar për diçka. Por ky ka vëllanë e ajo tjetra ka kunatin. Si kriminel atje duke vjedhur e plaçkitur me armë. Por ky e mban të fshehtë me Ramën. Si mund të bëhet kjo? Unë i përgëzoj të gjithë ata që u larguar. Ju thashë edhe njëherë mos mendoni që Lulzim Basha ka vetëm dosjen e larjes së parave, ka dhe shumë të tjera. Ndaj Opozita po bën thirrje që të firmoset ndryshimi.”, tha Berisha.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *