Kryedemokrati Sali Berisha ka bërë një deklaratë të fortë në lidhje me sulmin kibernetik të iranit ndaj vendit tonë. Sipas tij, faqet shqiptare janë sulmuar edhe hakera ruse dhe serbe.
Berisha theksoi se informacionin e ka marrë nga tre burime serioze. Po ashtu, kreu i të djathtës ka akuzuar qeverinë se sistemin TIMS dhe databazën e policisë shkencore e kanë sulmuar hakerat e saj për të zhdukur sipas tij, lidhjet e saj me krimin.
Berisha tha se po këta hakera shqiptarë janë duke sulmuar edhe Kosovën pasi vetë qeveria e vendit e ka pranuar se po sulmohet nga hakera të rajonit.
“Informoj shqiptarët, nga burime të trefishta se në operacionin e shkatërrimit të infrastrukturës digjitale në Shqipëri, janë veç të tjerash janë pjesëmarrës hakera të qeverisë, hakera rusë dhe serbë. Qeveria u ka fshehur të vërtetën shqiptarëve. Rama ua dha me grupin e tij. Kosova është sulmuar nga sistemet e Shqipërisë. Mali i zi gjithashtu, është në sulm edhe Maqedonia. Për këto dy të fundit se di, por për Kosovën e sigurt që është nga sistemet shqiptare. Penetrim i plotë i hakerave serbë ose rusë…Dihet që problemet më madhore me Kosovën i kanë. Mbrojta e Kosovës ka deklaruar në mënyrë të përsëritur se sulmet janë nga rajoni. Sistemi TIMS dhe databaza e policisë shkencore, që ka çdo gjë të botës të nëndheshme, nuk ka asnjë lidhje me portalet, por lidhje direkte të ndërhyrjes të hakerave të qeverisë që do të zhdukë lidhjet e saj me krimin. Me dhjetëra orë komunimikimi të qeveritarëve me grupet më të rrezikshme kriminale, në Shqipëri, Dubai, Amerikë Latine, Meksikë e kudo.”