Berisha bën thirrje për bashkim, Duma për protestën e 7 korrikut: Absolutisht do të jem aty!

Deputetja e PD, Grida Duma ka konfirmuar jashtë dyerve të Kuvendit se do të marrë pjesë në protestën e 7 korrikut, kjo e organizuar nga Sali Berisha.

Duma tha se “protesta do bashkojë demokratët pastaj se çfarë do bëjë hierarkia lart është çështje më e madhe se kaq”.

Sakaq bëri thirrje për sa më shumë pjesëmarrje.

“Absolutisht po. Kanë bërë shumë mirë që i kanë përfshirë deputetët kudo. E mira është përveç përfshirjes të kërkonin dhe mendime më tej se sa përfshirja. Duhet të kuptojmë qartë që grupi parlamentar duhet të ketë prestigjin e të respektohet si i votuar nga demokratët dhe nga shqiptarët. Si të tillë nuk është vetëm çështje që të jemi në grupe pune, duhet patjetër të konsultohen të gjithë deputetët sa i takon strategjisë që do të ndiqet. Unë jam pro protestave. Besoj që protesta do bashkojë demokratët pastaj se çfarë do bëjë hierarkia lart është çështje më e madhe se kaq”, tha ajo.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *