Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se ish-kreu i ARRSH-së, Ervis Berberi është arrestuar me urdhër politik nga kryeministri Edi Rama. Duke folur nga ballkoni i shtëpisë së tij, ku ndodhet nën arrest shtëpie, Berisha tha se Berberi u arrestua për të fshehur miliardat e vjedhura nga vetë Edi Rama, Belinda Balluku, Damian Gjiknuri.
“Miqtë e mi, sot Edi Rama urdhëroi Damanin e tij për të arrestuar drejtorin e rrugëve, Berberi. Po ku qëndron poshtërsia e këtij akti? Berberi u arrestua vetëm për të fshehur miliardat e vjedhura në rrugë nga Edi Rama, Belinda Balluku, Damian Gjiknuri dhe suita e tyre. Sot u njoftua se Berberi kishte blerë një kompani kaq dhe e shiti 1 milion e 700 mijë euro, e bleu prapë, etj.
Të gjitha pa diskutim, vepër penale. Por kjo vepër panele është identike me akuzën që i bëjnë Beqës për restorantin. Miqtë e mi, këto janë akte makabër, këto janë tallje, janë përçmime dhe poshtërime për shqiptarët. Berberi arrestohet për një vjedhje të sigurt prej 1.7 milion. Por, ata që kanë vjedhur 80-90 përqind të fondit prej rreth 9 miliardë euro të shpenzuara në rrugë dhe sheshe, ata janë me jahte, me konto bankare, Edi Rama, Erion Veliaj, Belinda Balluku, Damian Gjiknuri etj me radhë”, tha Berisha.