“Në këto zgjedhje për herë të parë pas vitit 2001, komisionet zgjedhore ishin 6 me 1 dhe 7 me 0 në favor të qeverisë. Të gjitha këto, pra 2 prej tyre të rishfaqura pas 22 vitesh, 7 të tjera të pa para kurrë në një fushatë elektorale. Të gjitha këto dhunime flagrante të procesit zgjedhor, vendime të hapura për të blerë votën. Në këto zgjedhje u përdorën më shumë se kurrë ndonjëherë të gjitha kapacitetet e shtetit si makineri elektorale.
Në këto zgjedhje, administrata u shndërrua në një makineri terrorizuese ndaj zgjedhësve shqiptarë. Aktivistë, patronazhistë duke kërcënuar mijëra e mijëra zgjedhës se do pësosh këtë. Një terror i pa imagjunueshëm ndaj bizneseve. Pra, një gjobitje masive në funksion të fushatës.
Me dhjetra dhe qindra mijë lokale u pronotuan nga ekipet e patronazhistëve, të gjitha të paguara me detyrim nga biznesmenët, Këtu do derdhësh 20 mijë euro. Këto ishin shto këtu blerja nën dorë e zgjedhjeve ishte në përmasa më të jashtëzakonshme, sepse blerja me procedura zyrtare e liberalizoi dhe hapi çdo lloj shtegu me para të qeverisë.
Dëshmia më flagrante e kësaj ishtë parti e Doshit e cila nga 27 mijë vota, u rrit 310 përqind. Jashtë çdo lloj dyshimi se blerës absolut eshtë Edi Rama. Partitë janë lojtarë por zgjedhjet janë për qytetarët dhe shoqërinë. Ky agresion që iu bë në këtë fushatë është më i egri që mund të jetë bërë ndaj votës së tyre të lirë”, tha Berisha gjatë një interviste televizive.