Seanca e sotme parlamentare është shoqëruar me tensione si vrenda ambienteve të Kuvendit ashtu edhe jashtë tij. Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka bllokuar sërish foltoren e Kuvendit, teksa kjo është bërë shkak për ndërprerjen e seancës.
Ai u rrethua nga punonjësit e gardës, por nuk është larguar. Më pas ai hyri edhe në një ‘video live’ në llogarinë e tij në rrjetin social ‘Facebook’.
Kryetarja e Parlamentit Lindita Nikolla ka shpallur pesë minuta pushim deri në qetësimin e situatës.