Kreu i PD, Sali Berisha është duke zhvilluar një bashkëbisedim me zonja të shquara shqiptare.
Berisha ka shprehur nderimet për të gjitha gratë dhe vajzat shqiptar, ku theksoi se askush nuk ka shkëlqim më origjinal sesa gratë.
Sakaq shtoi se vendi ynë u njoh në botë përmes një gruaje, ndaj dhe kurorën në fushën e artit e mban Nënë Tereza.
“Shpreh nderimet e mia dhe suksesin e të gjithave grave e vajzave shqiptare. Asgjë nuk ndikon më cilësisht në jetën e shoqërisë sesa suksesi i gjysmës më të mirë që janë gratë dhe vajzat. Në këtë rafsh suksesi gjithnjë është i bukur, ka shkëlqimin e vet por ai i grave dhe vajzave është më origjinal dhe askush nuk thotë se pas një gruaje të suksesshme qëndron një burë, por thonë të kundërtën. Sot krahas problematikës me të cilën përballet gruaja, përsëri janë të shumta, të pamohueshme arritjet të mëdha në të gjitha fushat, në art, shkencë, politikë dhe kudo. Ajo që është më domethënëse është një raport tjetër, në dekada testi i inteligjencës dilte në favor të burrave por në 10 vjeçarin e fundit del në krah të vajzave. Kjo sepse pasi intelekti, suksesi, ka një programim, bazohet mbi një përkushtim të veçantë, askush nuk e ka më të mirë, serioz sesa vajzat e gratë. Mendoj se dhe në traditën tonë kemi një fat interesant, botën më shumë se çdo gjë tjetër u bëmë të njohur nga një grua, Nënë Tereza. Flasim për heronj kombëtar, shkrimtarë, artistë, sportistë po kurorën e diamanteve në këtë fushë e mban Nënë Tereza”, tha ai.