Nga Pogradeci, ku prezantoi kandidatin e tij për zgjedhjet e 14 majit, ish kryeministri Sali Berisha ka sjellë sërish në vëmendje 2 gjeneratorëve gjigandë në Vlorë, të cilët janë vendosur në det.
Sipas Berishës, kostoja e prodhimit të energjisë me to është 3-fish më e lartë se sa në bursë, ndërsa shtoi se qytetarët paguajnë 90 mijë dollarë në ditë për “tigrat e Belindës”, siç i quan ai.
“Ka sjellë Belinda Balluku dy gjeneratorë mostra të cilët kanë shkuar në fund në Bangldesh i solli në Vlorë kostoja e prodhimit të energjisë është të paktën 2 ose 3-fish më e lartë se sa në bursë prodhimi i energjisë në Shqipëri është rreth 9 terravat 2 miliard më shumë se nevoja e përgjithshme e Shqipërisë, çdo ditë nga taksat tuaj i paguani tigrave të Belindës nga 90 mijë dollarë. Kjo në fund të vitit janë 64 milionë dollarë”, tha Berisha.