Berisha: Çështja Rama-McGonigal ka degëzime në Tiranë/ Nikolla i ndërpret fjalën

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha nisi fjalën e tij në Kuvend duke akuzuar kryeministrin Edi Rama duke thënë se ky i fundit ishte i përfshirë në çështjen ‘McGonigal’. Berisha tha se lidhja mes Ramës dhe McGonigal ka shumë degëzime në Tiranë. Ndërsa kryeparlamentarja, Lindita Nikolla i ka ndërprerë fjalën me argumentin se po mbante fjalim dhe nuk po fliste për procedurë.

Berisha: Një nga aferat më tronditëse të kohës, implikimit direkt të kreu tuaj në rekrutimin, korruptimin e kryeagjentit të FBI-së McGonigal dhe përdorimin e tij si vrasës me pagesë. Veprimtaria Rama-Gonigal ka degëzime shumë të mëdha në Tiranë. Janë një seri çështjesh që duhet të marrin përgjigje nga komisioni hetimor parlamentar. Kurrë Shqipëria nuk mund të kapërcejë këtë parim të tmerrshëm nga një njeri që nuk ka asnjë normë. Kemi të bëjmë me një nga aktet më të shëmtuara në historinë e marrëdhënies së dy vendeve. Me aktet më anti-kushtetuese në historinë e një vendi, kemi të bëjmë me një grup mafioz që përdori pushtetin e qeverisë për të gjobitur biznesmenë.

Nikolla: Tani është fjalim, nuk është procedurë, po iu heq fjalën. Zoti, Alibeaj radha juaj.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *