Berisha çon Metën në Hagë

Kryetari i PD-së, Sali Berisha njoftoi se do ta çojnë në Hagë dosjen e arrestimit të Ilir Metës. Ish-kryeministri, duke iu referuar momenteve të arrestimit të aleatit të tij foli për “torturë çnjerëzore publike”.

“Ne duhet të përgatisim dosjen për në Hagë sepse është torturë çnjerëzore publike.

Ne do punojmë me Partinë e Lirisë të dërgojmë dosjen në Komisionin Antitorturë në Këshillin e Europës dhe të ndjekim të gjitha instancat në OKB dhe kudo.

Sepse ekzistojnë komisione antitorturë dhe ajo ishte një torturë publike, ishte një keqtrajtim çnjerëzor publik.

Prandaj me juristët më të mirë, ai rast do të paraqitet në të gjitha instancat si një rast i ushtrimit për hakmarrje të torturës publike.

Rast i pandodhur ndonjëherë”, tha Berisha.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *