Ish-kryeministri Sali Berisha eshte marre zyrtarishti pandehur per korrupsion per kompleksin Partizani. Ai tha se ne dosjen 500 faqe ka vetem mashtrime dhe asgje te vertete.
“Dy gjëra; deklarova sa vijon; kjo është një piramidë fund e krye mashtrimi, kjo ishte deklarata ime. Së dyti, prisni, vizitova pjesën muzeale të SKAP-it, në pjesën muzeale gjendej ora 400 e 600 euro e qëndisur me diamante dhurata e Edi Ramës, një fotografi, jo origjinali, se atë e ka ai, gjendej fooografia e Amant Josifit për mashtrim botëror, gjendej Ymer Lala tek i jepej Dumanit 1 mln Euro për pyetjen që nuk i bëri, gjendje Taulant Balla që po merrte shpërblimin e Suel Çelës.
Gjendeshin horra që shkojnë nga gjykatësi në gjykatës që bëjnë presion për dokumente anti-ligjore për t’i mbajtur peng ata. Gjendeshin dokumentet nga Greqia të Irenës me 5 mbiemra që i ruante Dumani në kasafortë, që tregonin se është delinkumente.
Gjendeshin 300 milionë Euro të Vilma Nushit që i ndan me Ramën dhe milionat e Alabarit që i ndan me Ramën. Kjo është organizata më e rrezikshme kriminale. Akuza? I pandehur, i pandehur. Prova? Ato që kanë pasur. Asgjë tjetër vec 500 faqe mashtrime. Akuza, korrupsion pasiv? Më ka korruptuar dhëndri im (qesh). Kjo nuk mu duk se kishte akuzë tjetër” tha ai.