Krerët opozitarë, Sali Berisha dhe Ilir Meta do të takohen sot për të firmosur marrëveshjen e bashkëpunimit.
Mësohet se Berisha dhe Meta do të kenë një konferencë të përbashkët për mediat në orën 12:00.
Takimi do të mbahet në Hotel Tirana, ku dhe do të nënshkruhet marrëveshja.
Kujtojmë se ditën e djeshme, Meta pranoi se i ka propozuar emrin e parë Berishës për kandidatin e Bashkisë Tiranë lidhur me zgjedhjet vendore. Është ndarë me marrëveshje “përpjesëtimi” i Tiranës Berisha ka marrë kryetarin ndërsa krye i PL ka kapur kryetarin e Këshillit Bashkiak në Kryeqytet.
Njoftimi i plotë:
Në orën 12.00 në Hotel Tirana, Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha dhe Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, do të kenë konferencë të përbashkët për media, në të cilën do të nënshkruajnë edhe një marrëveshje bashkëpunimi.”