Berisha: Do mbrojmë interesat e shqiptarëve nga bastardi Edi Rama!

Ish-kryeministri, Sali Berisha ka marrë fjalën në Kuvendin Kombëtar të PD-së.

Berisha pohoi se demokratë janë mbledhur sot më krenarë, me forcën e tyre politike dhe nga hapësirat e izolimit total.

Ndër të tjera ai tha se “rithemelimi” vjen si nevojë për të mbrojtur interesat e shqiptarëve të rimëkëmbur nga një albanofog, bastard që shkelmon mbi interesat e shqiptarëve, Edi Rama.

“Partitë tuaja kanë qenë mbështetës kryesore, mirënjohje dua t’i shpreh Melonit për letrën e saj miqësore me të cilën përshëndeti Kuvendin tonë. Demokratët mblidhen sot, krenarë me forcën e tyre politike, nga hapësirat e izolimit total…ne mblidhemi krenar sepse pas një eksperience unike patëm një rilindje të dytë, në 11 dhjetor të vitit 2021, në një Kuvend historik rilindi partia demokratike. Kjo parti, nuk vdes kurrë. Ajo do jetojë në idealet më fisnike të idealeve të shqiptarëve. Ajo, ju, e rithemeluat atë sepse doni të fshini nga faqja e dheut, regjimin e bazuar në krimin, drogën dhe urrejtjen ndaj Shqiptarëve. Ne u rithemeluam sepse donim të mbronim interesin e shqiptarëve të rimëkëmbur nga një albanofog, bastard që shkelmon mbi interesat e shqiptarëve, Edi Rama”, tha Berisha.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *