Kreu i PD, Sali Berisha ka marrë pjesë në promovimin e librit “Shqipëria në Rrezik”.
Berisha tha se PD do qëndrojë prapa çdo kauze qëndron një liri e dhunuar.
Sakaq shtoi se protesta e 7 korrikut do t’i hapë rrugë zhbërjes së padrejtësive që kanë ndodhur me çdo qytetar.
“Ju garantoj që zërat tuaj, kauzat tuaja janë të drejta të cilat do marrin përgjigjen më të merituar me largimin e Edi Ramës dhe të qeverisë së tij. Largimi i kësaj qeverie është hapi i parë jetik dhe i domosdoshëm për të rikthyer në Shqipëri ligjin, liritë dhe për të zhbërë padrejtësitë evidente, të qarta ndaj qytetarëve. Ju siguroj se për ne, prapa çdo kauze qëndron një liri e dhunuar, pavarësisht grupi apo përmasat e grupit që është prekur prej saj, konsiderojmë jetike banesën, shtëpinë dhe një dhunim antikushtetues në përputhje me këtë qëndrim ne do mbajmë gjithë qëndrimet tona, por unë mendoj se protesta është mënyra për t’i hapur rrugë zhbërjes së padrejtësive që kanë ndodhur dhe ju dhe çdo banor, viktima të arbitraritetit, të korrupsionit, duhet të bashkohen me ne nesër në protestë.
Fatmir keni shumë të drejtë, duhet të ishte regjistruar, ajo është një kërkesë legjitime. Ju garantoj se Shqipëria ka çdo kusht sot që të zhdukë varfërinë ekstreme në Shqipëri. Zhdukja e varfërisë ekstreme nënkupton një minimum jetik. A ekziston mundësia e përcaktimit të një minimumi jetik, ekziston plotësisht. Është plotësisht e përballueshme, mjafton që të ketë vullnet qeveria që të mos shohë njerëz që vuajnë për kafshatën, për ilaçin, për kushtet më minimale të ekzistencës së tyre”, tha ai.