Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në fjalën e tij ndaj mbështetësve u shpreh se në zyrat e krimit u deklarova mercenarëve, grupit të strukturuar kriminal Dumani-Damani se dokumenti juaj është një piramidë mashtrimi.
“Ai dokument tregon se Edi Rama dhe ata që ndihmuan, që kryen reformën e Xhorxh Sorosit, iu dhanë shqiptarëve një monstër që nuk e kanë pasur kurrë të tillë nga ditët më të zeza të diktaturës. Krijuan te shqiptarët një grup të strukturuar kriminal, një organizatë kriminale që nuk njeh asnjë ligj, asnjë moral, asnjë Kushtetutë, asnjë normë njerëzore, por i kapur kokë e këmbë me krimin është i aftë me dorën e zezë të shkruajë çdo gjë, të vjedhë çdo gjë, të mbulojë çdo gjë, të rrëmbejë çdo gjë”, u shpreh Berisha.