Berisha: Duçka, një figurë nga më të errëtat e mafias ndërkombëtare

Kryetari i Partisë Demokratike është pyetur nëse personalisht kishte patur njohje me Dorian Duçkën dhe Agron Nezën të përmendur në aktakuzën e ngritur ndaj ish-zyrtarit të FBI, McGonigal.

Berisha, në studion e emisionit “Opinion” u shpreh se me asnjë prej të dyve nuk kishte patur njohje, por pranoi se me familjarë të Nezës kishte njohje.

Lidhur me Duçkën, Berisha pohoi se pas tij qëndrojnë grupe shumë të fuqishme, që kanë synuar korruptime në nivelet më të larta të elitës perëndimore.

Pjesë nga biseda:

Fevziu: Nezën e keni njohur zoti Berisha?

Berisha: Agron Nezën nuk e kam njohur, por thuajse të gjithë të rriturit e asaj familje i kam njohur. Me të atin kam patur muhabet, xhaxhain e tij e kam patur mik.

Fevziu: Agron Nezën nuk e keni njohur, ju ka çuar ndonjë mesazher për t’ju ndihmuar në SHBA?

Berisha: Në atë kohë ai ka deklaruar se unë me drejtorin tim kemi qenë aktiv në këtë çështje, por unë nuk e kam përfillur kurrë. Marko Rossini, mik i Ageron Nezës ka nisur sulmet për mua që në 2014, që është bashkëpuëntor i McGonigal. Bashkëpunëtorët e rusëve për të mbrojtur veten akuzojnë të tjerë.

Fevziu: Dorian Duçkën e keni njohur personalisht? Ndërkohë është i afërt me krerët e Partisë së Lirisë…

Berisha: Afërsia familjare nuk do të thotë asgjë. Kam shumë të dhëna për të, por ai përbën një figurë nga më të errëtat e mafies ndërkombëtare. Ata që qëndrojnë pas tij janë grupe shumë të fuqishme që kanë synuar korruptime në nivelet më të larta të elitës perëndimore. E vërteta është që Duçka është implikuar në këto procese dhe ato do të dalin./Opinion.al

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *