“Ka vetëm një armik dhe ai është Edi Rama”. Kështu ka deklaruar Lulzim Basha për median pas mbylljes së seancës së parë të ditës së sotme në Kuvend, duke u kthyer për në zyrën e tij.
Ai ka refuzuar që të tregojë nëse ka pasur presione për të përjashtuar nga grupi i PD-së, Sali Berishën.
Ai është pyetur nga gazetarët nëse ka pasur presione për përjashtimin e Berishës ndaj grupi parlamentar i PD.
Ky i fundit ka hedhur një sërë akuzash në dy ditët e fundit mbi një marrëveshje të mundshme Basha-Rama për përjashtimin e tij nga grupi i PD.
Ditën e djeshme, Lulzim Basha njoftoi vendimin e tij si kryetar për të përjashtuar nga grupi parlamentar i PD, Sali Berishën derisa zgjidhte pozicionin me DASH pas shpalljes ‘non grata’.
Menjëherë Berisha e kundërshtoi vendimin e Bashës duke e akuzuar këtë të fundit për pakte me Edi Ramën dhe se ka qenë i detyruar pasi është kërcënuar me sanksione. Sot Berisha pavarësisht këtij vendimi shkoi dhe u paraqit në Kuvend, por si deputet i pavarur edhe pse pretendon se është anëtar i grupit parlamentar të PD.
/Priza.al/