SPAK ka njoftuar Jamarbër Malltezin dhe Sali Berishën për ti marrë nesër në pyetje si persona nën hetim për çështjen “Partizani”.
Ndërkohë avokatët e tyre, përmes një shkrese publike kanë renditur arsyet se Malltezi dhe Berisha nuk do të mund të marrin pjesë në seancë.
Sipas tyre ata nuk mund të jenë në senacë, për shkak se mbrojtësit e tyre e kanë të pamundur pjesëmarrjen në të dyja seancat e pyetjeve për shkaqe objektive pune dhe familjare.