Kreu i Rithemelimit, Sali Berisha në një deklaratë për mediat ka zbuluar dy vendimet e para, që qeveria e ardhshme e PD do të marrë në lidhje me marrëdhëniet me Kosovën.
Berisha tha se njohja e gjenocidit do të jetë marrëveshja e parë, përveç heqjes së taksës në Rrugën e Kombit, që do të firmoset nga qeveria e ardhshme e PD
“Ka shumë probleme tjera për të shtruar sot në marrëdhëniet mes Shqipërisë e Kosovës, por zgjodha vetëm këtë, sepse edhe marrëveshjet, unë i ndoqa recitimet e përfaqësuesve të qeverisë shqiptare, në një kohë kur shqiptarët presin një marrëveshje, dyshtetësinë, apo shtetësinë sipas dëshirës, kjo është marrëveshja që presin shqiptarët, por këtë natyrisht, krahas njohjes së gjenocidit, do të jetë marrëveshja e parë, përvec heqjes së taksës në Rrugën e Kombit, që do të firmoset nga qeveria e ardhshme e PD”, tha ai.