Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj, i cili u shkarkua si kreu i Grupit Parlamentar të PD-së në Kuvendin Kombëtar të Berishës, ka vizituar sot Komunitetin Mysliman Shqiptar.
Alibeaj ka refuzuar të fliste për politikë dhe zgjodhi kështu të mos komentonte shkarkimin e tij.
Ndërkohë, vijoi me urimin për besimtarët myslimanë në lidhje me festën e Fiter Bajramit, teksa u shpreh se e rëndësishme në këtë ditë është t’i gjendemi pranë njëri tjetrit.
“Është ditë e shënuar për të gjithë besimtarët myslimanë. Është një ditë për ta vlerësuar, pas një muaj sakrifice, agjërimi. Pata një ftesë nga myftiu i Elbasanit, me shumë dëshirë erdha. Sigurisht më lejoni që në një ditë feste të tillë politikën ta lëmë jashtë”, tha ai.