Kreu i PD, Sali Berisha tha se ish-kryetari, Lulzim Basha mbahej peng nga kryeministri Edi Rama në lidhje me çështjen e financimit nga Rusia.
Berisha tha se ish-kryetari Basha në bashkëpunim me Ramën firmosi largimin e tij nga PD, ku shtoi se të njëjtën gjë ka bërë për shpalljen non-grada.
Pyetje: Nga kush mbahej peng Basha? Nga PS apo organizata të tjera?
Basha ishte peng i Ramës. I kam deklaruar se si firmosi për të larguar Berishën, dhe mori pjesë në organizimin për shpalljen non-grada. Ka qenë keqësisisht i kapur. I kisha thënë atij, e vërteta harron por nuk vonon. Lulzim kudo të vish para teje vijnë dosjet. I kam thënë para jush. Çështjet nuk mbyllen më nga Rama.