Berisha e zbulon për herë të parë: Danald Lu më kërkoi që t’i merrja partinë Bashës

Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në “TPZ” ka bërë një deklaratë të bujshme, duke deklaruar për herë të parë se ish-ambasadori i SHBA në Shqipëri, Danald Lu, 3-4 vitë më më parë nëpërmjet një personi tjetër i kishte kërkuar që t’i merrte partinë Lulzim Bashës.

Ai u shpreh se atij nuk i ka shkuar kurrë një mendje që ta dëgjojë atë këshillë, pasi ai nuk personi që lëviz në atë mënyrë.

Pjesw nga fjala e Berishws:

Direkt Donald Lu më ka dërguar një person në zyrë, biseda me të qe shumë miqësore, i erdhi rrotull, por personi më ka ardhur direkt nga Donald Lu. Nuk më ka shkuar mendja kurrë që ta dëgjoj atë këshillë, nuk jam unë njeri që lëviz në atë mënyrë. Secili ka formimin e vet, ka mënyrën e vet se si e drejton diçka. Dhe këtë që thoshte Alibeaj duhet të japësh dorëheqjen, nuk e di domethënë, unë e kisha refuzuar më herët. Unë nuk isha shkaku i asaj situate, shkaku ishte Lulzim Basha dhe ai e dha dorëheqjen. Të gjitha këto që bëhen sot është që Shqipëria të mos ketë një Opozitë të vërtetë.” /Priza.al

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *