Kreu i PD, Sali Berisha është duke mbajtur një bashkëbisedimin me qytetarët e Lazaratit.
Të shumtë kanë qenë qytetarët të cilët kanë dalë për të mirëpritur Berishën, ku ky i fundit i premtoi se do jetë përherë krah tyre.
Berisha tha se do bëjë gjithçka për të rrëzuar qeverinë dhe vendosjen e demokracisë në vend.
“Përulem me mirënjohje para jush për mbështetjen e jashtëzakonshme që i keni dhënë PD-së deri më sot. Shpreh krenarinë e madhe me këtë mbështetje, ndihem i detyruar ndaj jush. I them Ramës se Lazarati është këtu, as diktatura nuk ia doli. Ideja e vazhdimit të etërve, persekutimit do marrë përgjigjen e merituar në zgjedhjet e ardhshme. Rroftë Lazarati, rroftë Shqipëria. Kam ardhur sot për t’u zotuar se me deputetin tuaj i cili qëndroi krah demokratëve, them se ju nuk mposhteni. Do bëj gjithçka që bizneset të kenë ngrohtësinë që meritojnë. Do bëj gjithçka kundër këtij regjimi, të vendosim demokracinë në vend. Kam ardhur për të dëgjuar zërin tuaj të cilat do të jenë pjesë e programit tonë”, tha ai.