Berisha fajëson qeverinë për krizën energjetike “Ka zbrazur kaskadën në mënyrë kriminale”

KESH ka eksportuar energji elektrike në verën e 2021 me çmim më të ulët nga tregu dhe për pasojë ka zbrazur kaskadën, kjo ka qenë  akuza që ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë në  foltoren e kuvendit.

Berisha sqaroj se  vera e kaluar  shënoi prodhimin më të lartë të energjisë elektrike por kjo  e fundit u shitë  nga  130 euro në bursë në 40 euro.

“KESH nuk publikon çmimet me të cilat ka eksportuar energjinë. Ka eksportuar në verë, ka zbrazur kasketën në mënyrë kriminale, në kundërshtim me ligjet e vendit. Sa e ka shit? 40 euro. Sa shitej në bursë. 130 euro. Po ky e shiste prapë që e blinte 40, e shiste 130 dhe e ndante me kryeministrin apo ministrat”, tha Berisha.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *