Berisha: Fitimi i Tavos në Himarë, një krim monstruoz elektoral nën qeverisjen e Ramës

Sali Berisha me një postim në llogarinë e tij në Facebook ka akuzuar se fitimi i Vangjel Tavos në zgjedhjet e Himarës është rezultat i një grabitjeje të mandatit, duke e cilësuar si krim monstruoz elektoral.

Ai kritikon qeverinë për manipulime të listave zgjedhore dhe përjashtimin e 6153 votuesve të Himarës, të cilëve u është mohuar e drejta për të votuar. Berisha gjithashtu ka deklaruar se nën kryeministrinë e Edi Ramës, nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

“Me qëllim grabitjen e mandatit, Edvin Gjipea solli në listat e votimit në Himarë 360 votues nga Dropulli, Saranda dhe Tirana dhe qindra të tjerëve iu ndryshoi qendrat e votimit. Të gjitha këto ndërhyrje të shtetit kriminal elektoral, manipulime me listat e zgjedhësve dhe përjashtimi i 6153 qytetarëve nga votimi dëshmojnë se mandati i Tavos qendron mbi krimin monstruoz elektoral. Me Edi Ramen nuk ka zgjedhje. O sot o kurrë!” përfundon Berisha në shkrimin e tij.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *