Berisha flet jashtë Kuvendit: Krijimi i komisionit hetimor për ‘McGonigal’ është themelor

Kreu demokrat Sali Berisha ka dhënë një deklaratë për mediat pasi doli nga parlamenti. Ai tha se Rama foli në Kuvend sikur nuk ndodhi asgjë për atë që e quajti ‘super skandali i shekullit’. Ai tha se krijimi i komisionit hetimor për hetimin e lidhjeve të Ramës me McGonigal është themelor.

“Ky njeri nuk ndien përgjegjësinë më miminale ndaj qytetarëve shqiptarë për autorësinë që ka në super skandalin e këtij shekulli ku së bashku me McGonigalin dhe oligarkun rus, janë tre personazhet më të diskutuar dhe në botën e lirë më të përçmuar dhe të urryer. Nuk mori përsipër, foli sikur nuk ka ndodhur asgjë. Bëri leximin e aktakuzës duke thënë se vendimi i gjykatës amerikane nuk është i vërtetë. Ndërkohë që prokuroria amerikane ka në dorë çdo bisedë çdo telefonatë që ky dhe ministrat e tij kanë bërë. Kjo është një çështje që ky mendon se do  ta mbyllë me këtë retorikë boshe. Por krijimi i komisionit hetimor është themelor. Ka kryer veprimtari kriminale. Duhet hetuar gjerësisht veprimtaria e tyre në Tiranë” – tha Berisha.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *