Kreu i PD Sali Berisha, në fjalën e tij në protestën e zhvilluar në Bulevard, foli edhe për autorin që e goditi me grusht. Berisha i bëri thirrje policisë të lirojë autorin, duke e quajtur atë fatkeq. Sipas Berisha autori i vërtetë është i ulur në Samit, duke reaguar me akuza të ashpra ndaj kryeministrit Edi Rama.
“Ti themi policisë liroje fatkeqin. Liroje sepse është një mjeran, ka shitur veten,. Përpiqen sot ta lidhin…Ka vetëm një autor, ky është Edi Rama. Mos shpërndani dokrra dhe përralla sepse autori i vërtetë është i ulur në Samit”, tha Berisha.